Portali amerikan: Bushati loboi për të ulur reputacionin e Metës në SHBA

0
182

bushatiTeoritë konspirative mbi situatën në koalicionin qeverisës shqiptar i kapërcejnë kufijtë e vendit. Një portal me qendër në SHBA, i quajtur Eurasia Review, ka publikuar një shkrim për marrëdhëniet mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Portali është një publikim i kompanisë amerikane Buzz, me qendër në Oregon dhe shkrimi në fjalë ka për autor një shqiptaro-amerikan, të quajtur Peter Tase. Ai shkruan se kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka ndërmarrë një seri fushatash jashtë vendit për “të njollosur reputacionin e mirë dhe në rritje tek ndërkombëtarët të Ilir Metës”. “Meta ka fituar mbështetje të admirueshme në komunitetin ndërkombëtar. Eksperienca në qeveri dhe parlament e ka bërë atë një partner të qëndrueshëm”, shkruante ai. Sipas shkrimit, : “Gjatë vizitës aktuale në Uashington, Bushati nuk pushoi së njollosuri imazhin e zotit Meta si politikan dhe si një arritës i vërtetë marrëveshjesh”. Po ashtu në shkrim theksohet se,: “Gjatë takimeve me kongresmenët Eliot Engel dhe Ed Royce, me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, përfshi ambasadoren Victoria Nuland, Bushati u fokusua në rritjen e popullaritetit për Ramën dhe kërcënimin e reputacionit ndërkombëtar të zotit Meta. Fokusi kryesor i administratës së Ramës janë bërë shpifjet dhe denigrimi i lidershipit të mirëmaturuar të Ilir Metës dhe partisë së tij. Në fakt, Meta po shfaqet si një lider i vërtetë i socialistëve shqiptarë dhe një avokat autentik i klasës së mesme dhe një mbështetës i lehtësimit të taksave për biznesin e vogël”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here