Procedohet kryebashkiaku i Pogradecit, goditi “fizikisht” përmbaruesin

0
147

Problemet mes Bashkisë së Pogradecit dhe Ujësjellës Kanalizimeve të këtij qytetit, vazhdojnë të krijojnë përplasje ndërinstitucionale. Eduart Kapri, kreu i Bashkisë së Pogradecit, procedohet penalisht për dy akuza. Dyshohet se goditi një përmbarues në detyrë

Alma Çuka

Procedohet kreu i bashkisë së Pogradecit, goditi përmbaruesin. Lajmin e bënë të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtarë. Në këtë material thuhet se Policia e Shtetit  ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj kreut të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. Mësohet se Eduard  Kapri, 46 vjeç, banues në Pogradec, është kallëzuar penalisht nga përmbaruesi, Florjan Beqaraj, 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se është dhunuar nga kreu i Bashkisë së Pogradecit ditën e djeshme. Policia ka marrë deklaratën e përmbaruesit të dhënë me shkrim. Në të thuhet se  kur ai ka shkuar për të zbatuar, ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec, aty është penguar për ekzekutimin e këtij vendimi, nga Kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri. Madje përmbaruesi pretendon  se është goditur për shkak të detyrës, nga ky i fundit. Policia ëhstë e bindur se po punon për zbardhjene  plotë të ngjarjes, ndërkohë që materialet i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” si  edhe “Goditjet për shkak të detyrës.

Ngjarja mes dy institucioneve

 

Menjëherë pas këtij informacioni ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri. Ai ka  dhënë versionin e tij lidhur me situatën e pakëndshme, pra për  incidentin me punonjësin e Përmbarimit.  Kapri thotë se nuk është në dijeni se çfarë lidhje ka Florian Beqaraj. Në një prononcim për  median Kapri tha se, Beqaraj u fut me arrogancë në ambientet e Ujësjellësit dhe mori kompetenca që nuk i takojnë. Ndër të tjera Kapri theksoi se Beqaraj bëri presion ndaj personelit dhe drejtorit të Ujësjellësit. “Florian Beqaraj mori kompetenca që nuk i takojnë dhe bëri presion ndaj personelit dhe drejtorit të ujësjellësit. Përfaqësoj qytetarinë, nuk kam ushtruar dhunë ndaj tij”, është shprehur kreu i Bashkisë së Pogradecit. Kapri i është kundërpërgjigjur përmbaruesit me një kallëzim për shpifje. Kapri thekson se ka bërë kallëzim për shpifje ndaj Beqarajt, i cili nga ana tjetër e ka kallëzuar kryebashkiakun për “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. Ndërkohë, nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ujësjellësi i qytetit vijon të mbetet në qendër të debateve të ashpra mes palëve dhe, pavarësisht se çështja është tashmë në dyert e gjykatave, konflikti vazhdon të shkaktojë konfrontime. Sipas Kaprit, ky është përmbaruesi i dytë, i cili shkon në Pogradec lidhur me urdhrin e gjykatës për Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve të këtij qyteti. E pavarësisht se gjykata ka urdhëruar pezullimin e vendimeve të marra prej tij, kryebashkiaku Kapri sqaron se, administrator i UKP-së vijon të jetë i emëruari i tij, Marsel Isallari. Prej disa javësh, Ujësjellësi i Pogradecit është përfshirë nga debate të ashpra mes palëve. Ndërkaq, nga ana e policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, teksa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Pogradecit për dy veprat penale të mësipërme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here