Mungesa e turistëve në jug të vendit duket se ka ardhur nga papërgjegjshmëria e vetë pronarëve të lokaleve apo hoteleve. Janë me dhjetra qytetarë të cilët denoncojnë çmimet e larta të cilat tejkalojnë çdo logjikë biznesi.
Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, çmimi i një pije freskuese kanaçe që në dyqan kushton 60 lek ose në lokal në bllok 150 lek, në Butrint kushton 350 lek. Ndërsa një shishe uji, 0.5 litërshe, e blen me 170 lekë.
Çmimet e larta kanë arritiruar jo pak qytetarët të cilët kanë preferuar që të shikojnë alternativa të reja duke shmangur jugun tonë