Xhixho: Ndryshimet në Kodin Penal në shkelje të rekomandimeve të Këshillit të Europës

0
95

Nga Erisa Xhixho

Te gjithe ne po mundohemi te zbatojme ne menyre rigoroze te gjitha rregullat e vendosura nga qeveria dhe rekomanduar nga OBSH . Nga ana tjeter besoj se e gjithe kjo situate ka nevoje per shume solidaritet nga te gjithe ne dhe ndihme tek te gjithe njerezit qe kane nevoje, sidomos tek mosha e trete qe jane te vetmuar.
Dokumenti i fundit zyrtar i Keshilli i Europes
per menaxhimin e pandemise nga Shqiperia ve theksin qe kufizimi i te drejtave te lirive te qyetareve duhet bere veten me ligj, si kunder ne e kemi te parashikuar ne Kushtetute ne nenin 17 ku sanksionon qarte qe “ kufizmin i te drjetave te behet me ligj dhe ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate “ Gjithashtu kufizimet duhet te jene ne perputhje me Kushtetuten, standartet nderkombetare dhe te gjykohen nga Gjykata Kushtetuese.
Edhe ne situate emergjence duhet te mbizoteroje Shteti i se drejtes thote KE pasi vlerat e Europes jane Demokracia, Shteti i se drejtes dhe Te drejtat e Njeriut.
Nje tjeter rekomandim qe jep KE eshte per parlamentin dhe rolin e tij kontrollues ndaj qeverise, pasi me menaxhimin e pandemise dhe shpalljes se emergjences civile, pushteti ekzetuiv ka marre me shume kompetenca, por KE vendos theksin se parlamenti nuk duhet te humbasin rolin e tij. KE rekomandon se duhen shmangur marrja e masave penale ndaj qytetareve . Dhe sot jemi ne shkelje te ketij rekomandimi kur qeveria e parlamenti neser kerkojne ndryshimet ne Kodin Penal. Parashikimi i te cilit shkon deri ne 15 vite burgim per ata qe perhapin semundjen ose thyejne rregullat e karantinimin. Keto ndryshime te kodit penal nuk mund te behen ne kete menyre pa asnje analize dhe patjeter do duhet te perfshihet mendimi i eksperteve te se drejtes penale, konstitucionalise dhe ne nje debat te gjere me shoqerine civile pasi cenojne te drejtat e njeriut dhe jane ne kundershitim me parimin e proporcionalitetit. Ndryshimet ne Kod nuk mund te behen me procedure te pershpejtuar kjo bazuar ne nenin 83/3 te Kushtetutes.
Mendoj qe ne keto momente politika duhet te flasi me pak dhe ekspertet me shume. Pervec problemeve shendetsore, sociale, psikologje padyshikm qe edhe efekti ekonomik eshte ai qe do na afektoje me shume vendin tone. Nderhyja e qeverise duhet shume me e forte ne mbeshtetje te biznesit te vogel por edhe te biznesit te madh i cili padyshim qe eshte nje nga punedhenesit me te medhenj ne Shqiperi. Sondazhet tregojne se 88 % e shqiptareve nuk e ndjejne veten pjese te paketes ekonomike . Kufizimi per shkak te pandemise ka sjelle qe shume familje perballen me varferine, humbjen e vendeve te punes, si dhe me pamundesine per te perballur pagesat e detyrimeve te shumta ndaj shtetit si ajo e ujit dhe driteve.
Prandaj do thekosja qe vete paketa ekonomike eshte e pamjaftueshme dhe nuk sjell shprese per rimekembjen e ekonomise.
[19:28, 4/15/2020] Brikena Bisku:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here