Sendet personale të Napoleonit III në ankand, koleksion i jashtëzakonshëm

0
169

napoleon2Sendet personale, një koleksion i jashtëzakonshëm i Perandorit të dytë franceze janë prezantuar për mediat dhe për disa koleksionues të famshëm në Operan Garnier në Paris, gjithashtu shtëpia e perandorit të dytë, përpara se të dalin në ankand për shitje në muajin mars. Koleksioni është në zotërim të miliarderit amerikan Christofer Forbes, që është një koleksionues i jashtëzakonshëm i veprave unike të artit.

Koleksioni më i madh privat i Napoleonit III, sipas shtëpisë së ankandeve Osenat, ka nisur në kohën kur Forbes ishte në moshën 16 vjeçare dhe babai i tij i ofroi atij një letër të shkruar dhe firmosur nga vetë Napoleoni III.

Më pas koleksioni i Forbes u rrit ndjeshëm, duke arritur deri në mbi 2 mijë sende personale, nga letrat, pikturat e deri tek certifikata martësore e Napoleon Bonaparte me Josephine.

Napoleoni III ishte nipi i Bonaparte dhe pavarësisht faktit se ai ishte më pak i famshëm se xhaxhai i tij, ai drejtoi Francën nga viti 1848 e deri në vitin 1870, fillimisht si një president i zgjedhur dhe më pas si perandor.

“Isha, si shumë amerikanë dhe njerëz të tjerë, i suprizuar kur zbulova se ai ishte një napoleon. Zbulova se nipi i Napoleonit kishte qeverisur Francën për më shumë se 20 vjet, mendova pse nuk kam dëgjuar kurrë për të, përse nuk kanë shkruar mjaftueshëm histori për të dhe zbulova vetë gjithcka. Ishte e mrekullueshme të kërkoje në arkiva, edhe aty, në librat e historisë nuk shkruohej me shum ë respekt dhe adhurim për të. Unë vi nga një familje koleksionuesisht, ndaj më erdhi natyrshëm të nisja të blija gjëra që kishin lidhje të ngushta me Napoleonin III, sic ishte portetet por edhe deri tek gjërat më të vogla, gjëra të thjeshta dhe pa shumë vlerë. Ka qënë një udhëtim i jashtëzakonshmë dhe mendoj se pas 50 vitesh ka ardhur koha ti jap fund, të heq dorë” tha Forbes, përpara se të shesë në ankand koleksionin marramendës.

Forbes, që është zv.Drejtor i revistës prestigjoze amerikane “Forbes” thotë se ai e cilëson të padrejtë faktin që Napoleoni III nuk njihet dhe nuk velrësohet ashtu sic duhet për atë cka bëri në Francë dhe shpreson që shitja e sendeve personale të tij të ndihmojë sadopak në ndryshimin e reputacionit të presidentit të parë të zgjedhur në Francë.

“Historia është shkruar nga fitimtarët dhe unë napoleonin e tretë e krahasoj njësoj me mbretin Richard III në Angli. Rudorët kishin Ëilliam Shakespeare për të shkruar për reputacionin e Richardit të III dhe republika e III kishte Victor Hugo. Pjesa tjetër mendoj se nuk është trajtuar sic duhet por shpresoj që ky koleksion të ndryshojë gjërat dhe njerëzit të nisin ta vlerësojnë realisht historinë, edhe me napoleonin e III pjesë të saj” tha Forbes.

Koleksioni do të shitet në ankandin e 6 marsit nga shtëpia e ankandeve Osenat.

Eksperti i ankandeve Jean-Pierre Osenat tha se edhe pse artefaktet e sendet e Napoleonit III nuk tërheqin edhe aq shumë vëmëndje përvec mbiemrit, ai shpreson që shitja të ketë edhe disa supriza.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here