Afrikë/ Rinoceronti i nevrikosur sulmon makinën me turistë

0
175

https://youtu.be/IuVWoVneUq0

Ky është momenti tmerrues se si një rinoceront i nevrikosur në Afrikë ka sulmuar një makinë me turistë brenda.

Video është filmuar në Parkun Kombëtar Rtosha në Namibia nga Alexandra Poier e cila po qëndronte në një automjet pranë.

48 vjeçarja tha se grupi i turistëve u larguan nga makina të pa lënduar.

“Mendoj se rinoceronti u ndje i kërcenuar prandaj i sulmoi ata. Për të qënë e sinqertë isha shumë e frikësuar sepse mund të kisha qënë në vendin e tyre”.

Rinocerontët e zinj, habitatet e të cilëve ndodhen në Afrikën jugore e lindore, konsiderohen si specie në rrezik zhdukje dhe një numër i paditur i këtyre kafshëve jeton në parkun 8,600 metra katror të Etosha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here