Llalla: Lazarati i pastër, s’ka lidhje me ISIS , shkrimet në mediat e huaja gënjeshtër

0
147

llallaKryeprokurori Adrtiatik Llalla ka hedhur poshtë akuzat e publikuara nga mediat e huaja se në Lazarat veprojnë xhihadistët dhe se ata kanë lidhje me trafikun e drogës nga ky vend. Ai i ka cilësuar deklarata boshe  dhe prodhim të fantazisë së tyre

Alma Çuka

Nga Gjirokastra ku ishte i pranishëm në analizën vjetore të punës së prokurorisë për vitin 2015, kryeprokurori Adriatik Llalla ka hedhur poshtë akuzat e publikuara në disa media të huaja se terroristët islamikë kanë lidhje me fshatin  Lazarat. Sipas Llallës këto deklarata janë “pjellë e fantazisë” së gazetarëve dhe në asnjë prej shkrimeve nuk ka të vërteta. Për këtë qëllim ai i është referuar edhe procesit të sapo mbyllur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku u dënuan dhjetë persona. “Në asnjë rast, nga hetimet e prokurorisë nuk kanë rezultuar që këta persona të jenë përfshirë në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, siç u pretendua fillimisht në disa agjenci mediatike periferike shqiptare, nga të cilat kanë marrë indicjen më pas edhe disa media ndërkombëtare. Lajme për lidhjen e lëndës narkotike të prodhura në Lazarat, por edhe në zona të tjera të vendit, me terroristët e të ashtëquajturit shteti islamik janë tërësisht prodhim i fantazisë dhe pa asnjë bazë reale”, tha Llalla. Ndërkohë numri një i hetimeve deklaroi se vetëm për zonën e Lazaratit, prokuroria e Gjirokastrës kishte hetuar rreth 100 raste të personave akuzuar për kultivim të lëndës narkotike. Sipas llallës kjo zonë tashmë nuk përbën një njollë të errët në hartën e Shqipërisë. Deklarata e kryeprokurorit vjen në mbështetje të asaj të bërë një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili i nisi dy letra respektive mediave që shkruajtën kundër Shqipërisë.

Lazarati i pastër

Kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë analizës vjetore u shpreh se asnjë prej personave që janë akuzuar dhe ata që ndodhen nën mbikqyrje në zonën e Lazaratit nuk ka lidhje me organizatat terroriste. Sipas tij fillimisht kanë qenë disa portale vendase të cilat kanë publikuar lajme të shkurtra dhe disa foto të personave që për tu bërë të njohur deklaronin se ishin përkrahës të ISIS. Por, – tha Llalla, asnjë nuk është e vërtetë. Hetimet kanë treguar se nuk ekziston asnjë lidhje e të rinjve me grupet terroriste dhe se lazarati tashmë nuk futet në hartën e zonave ku droga trafikohej hapur. Të gjithë personat për të cilët u aludua se kanë lidhje me ISIS u hetuan dhe rezultuan se ishin vetëm kultivues droge. Ata janë marrë nën përgjegjësi penale për veprat penale të kryera dhe tashmë pjesa më e madhe e tyre janë dënuar me vendim gjyqësor kryesisht për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Por për Llallën jo vetëm Gjirokastra dhe veçanërisht Lazarati janë zona ku kultivohet droga. Ai u kërkoi vartësve të jenë të kujdesshëm edhe për hetimin e rasteve të shtuara në në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë vitit 2015, Prokuroria e Përgjithshme siguroi forcimin me kapacitete njerëzore të Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Gjirokastër dhe Sarandë, të cilat kishin nevoja të ngushtme për prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore. Tanimë, kërkoj prej Jush që të rrisni efikasitetin, sidomos në vepra penale të vjedhjes për zonën e Sarandës dhe Përmetit, si edhe të krimit financiar në zonën e Gjirokastrës. Më tej ai foli edh epër kontrabandën  dhe korrupsionin që kryhet në pikat doganore. “Në këtë rajon gjeografik gjenden disa pika doganore, të cilat shtojnë mundësinë e veprave penale të kontrabandës dhe korrupsionit. Kërkohet nga drejtuesit në radhë të parë dhe nga të gjithë prokurorët e tjerë që të vlerësojnë çdo indicje për të nisur hetimet edhe kryesisht, në ato raste kur vlerësohet e nevojshme”, tha Llalla. Rritja e shpejtësisë së hetimit, ishte një tjetër kërkesë e Llallës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency