Pogradec/ Tenton të hyjë në Rezidencën Qeveritare me thikë, arrestohet 48-vjeçari

0
198

Një 48-vjeçar në Pogradec ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të hyjë në  ambjentet  e Rezidencës Qeveritare  në  lagjen  nr 1 të qytetit duke  mbajtur  në dorë nje  thikë. Specialistët  e  Seksionit  për  Krimet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Fatos  Afëzi, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur dje. Fatos Afëzi, ka  kundërshtuar  me dhunë  për shkak  të detyrës,  dy  punonjës  të  Policisë të Rendit,  në momentin  kur  këta të fundit  i  kanë kërkuar këtij  shtetasi të  dorëzojë  thikën,  duke  iu  shkaktuar  atyre  edhe  dëmtime të  lehta  në  duar  me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here