Rinas/ Arrestohet gruaja, i kapen 3 valixhe me mallra kontrabandë

0
195

Policia Kufitare e Rinasit godet një rast të mallrave kontrabandë. Gjatë ditës së djeshme, shërbimet kufitare kanë arrestuar shtetasen Kadrie Muskurti 57 vjeç, banuese në Tiranë .

Ndalimi i saj u bë pasi 57-vjeçarja ndërsa  ka përfunduar kontrollin e bagazheve në zonën doganore, në kundërshtim me urdhërin e punonjësit doganor ka nxjerrë tri valixhe dhe një çantë  pa kryer  procedurat  doganore për zhdoganimin e mallrave që ndodheshin në to.

Gjatë kontrollit të këtyre bagazheve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 pako me barna mjekësore Padanol, disa veshje të ndryshme, vajra bimor dhe parfume. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here