Vokshi: Qeverisja e Bashës si Enver Hoxha, Berisha mund ta sjell PD-në më të fortë

0
115

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen e Partisë Demokratike, ndërsa tani kur po bëhen sipas saj përpjekjet për bashkim ai është larguar. E ftuar në Report Tv, deputetja tha se Lulzim Basha si kryetar “i nxori mallin” e partisë komuniste, duke e paralelizuar me Enver Hoxhën për mënyrën sesi merrte vendimet brenda Partisë Demokratike.

“Dje ishte mbledhja e parë, doja që edhe Basha të ishte. Ai ka ikur, por ishte shkaktuar me kohë. Basha po vazhdon përçarjen. Dje nuk ishte dita për të folur për 9 shtatorin, ka shumë probleme për të diskutuar, si inceneratorët. Vendimi i 9 shtatorit, ishte i Bashës. Basha kishte si mision të përçante PD, gjithçka që ka bërë ai kishte qëllim këtë. 9 shtatori nuk ka vendim, është vetëm Basha. Ai e përçau partinë dhe iku… Basha na nxori mallin e partisë së Enrver Hoxhës që përjashtoheshin njerëzit nga partia.”, tha ajo.

Ajo theksoi faktin se PD ka për qëllim bashkimin, duke mos përjashtuar askënd, madje edhe Lulzim Bashën.

A ka mundësi Sali Berisha të jetë në krye të PD, pavarësisht se është shpallur non grata?

Kjo ishte një nga pyetjet të cilat iu drejtuan deputetes demokrate, e cila tha se gjithçka do të vendos sovrani me votën. Ajo shtoi se statuti nuk e ndalon kandidimin e Sali Berishës dhe për rrjedhojë nëse do të votohet, sipas saj do të mund të jetë në krye të PD.

Sipas saj Sali Berisha nëse do të zgjidhet kryetar i PD do të ketë mundësinë me koalicionet e duhura të fitojë.

“PD do vazhdojë marrëdhëniet e sinqerta me SHBA si në opozitë ashtu edhe në qeveri. Do të bashkëpunojmë me të gjithë deputetët, edhe Bashën. Berisha mund të bëjë koalicionet e duhura dhe të sjell PD në pushtet më të fortë.”-u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here