Rajoni/ Meta takon drejtorin e IFIMES: Bisedë të hapur edhe mbi situatën e luftës në Ukrainë

0
55

Presidenti I Republikës Ilir Meta ka zhvillura një takim gjatë ditës së sotme me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z.Zijad Bećirović.

Njoftimin për këtë takim Meta e ka ndarë në faqen e tij në facbook ku shkruna se, “Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në rajonin tonë dhe më gjerë në Europë dhe në botë”.

Ja postimi i plotë:

Takimet me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z.Zijad Bećirović çdoherë janë të këndshme dhe interesante.

Zhvilluam një bisedë të hapur lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe ndikimin e saj në rajonin tonë dhe më gjerë në Europë dhe në botë.

Gjatë bisedës theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në NATO dhe BE, do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

Gjithashtu theksova se respektimi i aspiratave të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësimin në NATO dhe në BE është legjitime dhe i shërben maksimalisht paqes, stabilitetit dhe sigurisë jo vetem në rajonin tonë, por edhe më gjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here