Kontrolle të forta kufitare, nis lëvizja e emigrantëve nga kufiri greko-maqedonas

0
177

Kanë një javë që qëndrojnë të bllokuar në Idomeni, pasi Maqedonia ka vendosur kontrolle të forta kufitare, duke lejuar të kalojnë vetëm ata që vijnë nga Siria dhe Iraku. Pas një udhëtimi prej mijëra kilometra për me tëpër në temperatura shumë të ulëta, ata luftojnë për mbijetesë.

Edhe po të kthehemi në Athinë, cfarë do të bëjmë atje? Ne nuk kemi para për të blerë asgjë, as për të ngrënë, ku do shkojmë? Në Afagansitan nuk mund të kthehemi më” thotë një emigrant nga Afganistani, të cilin autoritet maqedonase e kanë hequr nga vendet e konflikit.

Të hënën rreth 1,200 sirianë e irakianë së bashku me 400 afganë u mblodhën pranë gardhit, duke iu kërkuar autoriteteve të kalojnë kufirin.

Madje ata organizuan një grevë urie dhe një protestë në shenje rebelimi ndaj masave maqedonase.

Mëngjesin e sotëm policia greke filloi grumbullimin e të gjithë atyre që plotësojnë kriteret dhe më pas nisi transportimin e tyre drejt Athinës.

Një ditë më parë edhe Sllovenia kërcenoi se do të mbyllë kufirin siç kanë bërë fqinjët e saj, me qëllim frenimin e fluksit.

Në këtë situatë Austria ka ftuar shtetet e Ballkanit në një takim në vjenë të mërkurën për të diskutuar krizën e klandestinëve, një ditë para se ministrat e brendshëm të BE-së të takohen për po të njëjtën temë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here