Përballja me Juventusin, rikthehen 4 futbollistë

0
193

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë do të ketë në dispozicionë  4 futbollistë të ardhur nga dëmtimi për këtë përballje me Juventusin,, dhe bëhet fjalë për Ribery, Tashi, Gotze dhe Benatia. Jashtë ekipit për arsye dëmtimi do të jenë Badstuber, Boateng dhe Javier Martinez.
Megjithatë Guardiola do të duhet të mendohet shumë për të përcaktuar formacionin e Bayernit, për arsye se lojtarët e kthyer nga dëmtimi mund të mos kenë kondicionin e duhur fizik.  Dilemat më të mëdha i ka padyshim për repartin e mbrojtjes.

Filip Lahm dhe  David Alaba janë të vetmit që nuk diskutohen në këtë pikë, ndërkohë që Benatia mund të jetë surpriza.
Mbrojtësi pësoi dëmtim muskular në muajin dhjetor dhe që nga ai moment nuk është parë më në fushat e lojës, prandaj do të shihet kondicioni fizik I lojtarit.

Përsa i përket mesfushës, në këtë pikë Guardiolës do t’i duhet të bëjë zgjedhjen e tij duke parë rikthimin e Gotzes dhe Ribery që janë dy alternativa më shumë.

Për të luajtur përpara mbrojtjes, 45-vjeçari do të sakrifikojë një prej Tiagos, Xabi Alonos apo Vidal, ndërkohë që në sulm, Leëandoëski do të mbështetet nga Robben, Myler e Douglas Costa, pa harruar këtu edhe Koman që mund të jetë një alternativë e vlefshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here