Taylor Swift do ketë lojën telefonike të saj si Kim Kardashian

0
165

taylorKompania që krijoi para dy vitesh lojën e famshme të Kim Kardashian, që u bë një prej lojërave më të shkarkuara dhe më popullore do krijojë një tjetër lojë, kësaj radhe për këngëtaren Taylor Swift.

Kompania “Glu Mobile” do dizenjojë  lojën e re që do ketë në qendrën këngëtaren e cila ka rreth 227 milion fansa në rrjetet sociale.

Kompania u shpreh se ata kanë një përgjegjësi të madhe që të ndërtojnë një lojë cilësore dhe të bukur duke përfshirë elemente karakteristike të Swift.

Fitimet e kësaj kompanie janë rritur me 30% që në momentin që publikuan bashkëpunimin me Taylor për lojën e re që do jetë e aksesueshme për të gjithë telefonat që kanë sistemet IOS DHE Android.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency