Vodafone Albania prezanton aplikacionin unik për kryeqytetin, “Tirana Ime”

0
220

photo (2)photo

 Tashmë çdo informacion mbi Tiranën gjendet lehtësisht në telefonin tuaj

Tiranë, 5 Shkurt 2016

 

Duke nisur nga dita e sotme, çdo qytetar i Tiranës do ta ketë më të thjeshtë të gjejë informacion në kohë reale mbi trafikun, transportin urban, turizmin e shumë të tjera falë aplikacionit më të ri të prezantuar nga Vodafone Albania dhe Bashkia e Tiranës, “Tirana Ime”

 

Aplikacioni “Tirana Ime” vjen për të gjithë qytetarët e Tiranës si një udhëzues dixhital për kryeqytetin,  me qëllimin e vetëm për lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetareve, qellim i cili përkon edhe me fokusin kryesor të Vodafone për t’u kujdesur për klientet dhe nevojat e tyre për komunikim.

 

I dizenjuar në një platformë unike dhe lehtësisht të aksesueshme, “Tirana Ime” përfshin 6 kategori të ndryshme (Trafiku, Transporti, Ndotja, Informacion, Raportime, Turizmi), të cilat do t’u vijnë në ndihmë përdoruesve të telefonave smartphone për të marrë çdo informacion të nevojshëm në kohë reale, kurdo dhe kudo që të ndodhen.

 

Me investimet më të fundit dhe të vazhdueshme të Vodafone Albania për teknologjinë 4G që garanton internetin më të shpejtë dhe me mbulimin më të gjerë në vend, aplikacioni “Tirana Ime” vjen si një tjetër risi dhe shërbim nga Vodafone për përdoruesit e telefonisë celulare, duke theksuar edhe njëherë më shumë angazhimin e Vodafone Albania për të lehtësuar jetën e klientëve nëpërmjet zhvillimeve në teknologjinë e inovacionit.

 

“Qëllimi ynë si kompani është t’u sigurojmë kurdoherë klientëve tanë një komunikim të sigurt e të qëndrueshëm. Ne jemi të fokusuar për të sjellë zgjidhjet më të mira dhe teknologjitë e fjalës së fundit në tregun shqiptar. Aplikacioni “Tirana Ime” është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për të investuar në risitë dhe teknologjitë e reja, të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe plotësojnë nevojat dhe kërkesat e tyre gjithnjë në rritje”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i  Vodafone Albania, z. Dietlof Mare.

 

Në një kohë kur kryeqyteti po ndryshon me ritme të shpejta dhe dinamike, çdo qytetar mund të japë kontributin e tij për t’u bërë pjesë e zhvillimit dhe përmirësimit të Tiranës. Nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”, çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale problematikat ose shqetësimet, papastërtitë ose shkeljet që has dhe stafi i bashkisë së Tiranës, i cili ka ngritur një strukturë të dedikuar për këtë shërbim, do të shqyrtojë çështjen pas marrjes së raportimit.

 

Aplikacioni “Tirana Ime” është i dipsonueshëm dhe mund të shkarkohet falas nga Play Store për telefonat Android dhe së shpejti nga Apple Store për telefonat iOS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency