Paralajmërimi i avokatëve/ Rritja e tarifave të sigurimeve shoqërore, Avokatët: 8 shkurt bojkotojmë seancat

0
188

avokat-563x353Dhoma Kombëtare e Avokatisë në 8 shkurt do të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore. Përjashtim do të bëjnë vetëm seancat për caktimin e masave të sigurisë. Ky vendim është marrë në datë 2 shkurt ne mbledhjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë,   e cila kërkon të protestojë kundër vendimit të qeverisë për rritjen e tarifave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të kësaj kategorie. Nga mbledhja është dakë me një një vendim i cili ka në thelb 5 pika kryesore. E para lidhet me datën e fillimit të bojkotit në 8 shkurt. E dyta flet për vazhdimësinë e bojktotit që sipas DHKA do të varet nga reflektimi i shtetit, Pika e tretë ka tolerancën në vetvete. Ajo thotë se nuk do të bojkotohen seancat për caktimin e masave të sigurisë. Në pikën e katërt avokatët duhet të njoftojnë klientëte tyre për këtë vendim. Ndërsa pika e fundit paralajmëron avokatët që do dalin kundër këtij vendimi se do të klasifikohen në kundërshtim të hapur me ligjin për avokatinë dhe në shkelje të plotë të këtij ligji. Për këtë kategori avokatësh që shkelin etikën e avokatit do të merren masa, të cilat lidhen me procedimin profesional. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, i cili u bënë thirrje avokatëve të mos bojkotojnë seancat gjyqësore, kryesisht ato të caktimit të masave të sigurimit. Manjani u bënë thirrje gjithashtu avokatëve që paguhen nga shteti të jenë në gatishmëri të plotë dhe pranë gjykatës për të mos sabotuar punën. Ndërkohë është Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalist Sajmir Vishaj, ai që i kthen një përgjigje ministrit të drejtësisë. Visha i shkruan ministrit manjani se : “Avokatet nuk kan mision të tyre ” Braktisjen e seancave gjyqësore” pasi misioni ynë është ligjor Të mbrojmë dhe të garantonjmë liritë dhe të drejtat e njeriut por NE nuk mund të lejojmë që me VKM avokatia të kthehet në vitin 1948 kur komunizmi i vari në litar apo e hoqi avokatin si profesion i lirë duke hapur për 50 vite zyrat e ndihmës juridike….Edhe sot në Ministrinë e drejtësisë funksionon një zyrë e tillë e ndihmës juridike por që ndihmë juridike nuk jep edhe pse ka fonde por nuk dihet ku venë!!!. Drejtësi pa Avokati nuk ka”.

A.Çuka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency