Skënderbeu nënshkruan me Adeniyi

0
188

media.media.d4a483f1-b578-4f54-8d90-2a281da1f161.normalizedLëvizje e bujshme në orët e fundit të merkatos Superiore, me Skënderbeun që ka bërë ndoshta lëvizjen më të rëndësishme mes klubeve të Kategorisë Superiore duke afruar nga Laçi, nigerinanin James Adeniyi. Futbollisti kryesor i kurbinasve, që shënoi dhe dy gola në suksesin me Partizanin në Kupë është transferuar në Korçë, për të luajtur me Kampionët e Shqipërisë. Klubi i Laçit dhe Skënderbeu kanë rënë dakort, që kurbinasit të zotërojnë 50 përqind të kartonit të sulmuesit 23 vjeçar. Falë kësaj marrëveshje, klubi i Skënderbeut nuk ka shpenzuar asgjë për blerjen e tij por në rast se James, që është një prej lojtarëve më të mirë të Superiores do të shitet në të ardhmen ashtu si ndodhi me Olayinkën, atëherë Laçi do të ketë të drejtën të përfitojë 50 përqind të vlerës së shitjes së tij duke qenë se zotëron gjysmën e kartonit. James me Laçin luan që prej vitit 2013-të ku ka qenë lojtari më i spikatur i këtij ekipi. Verën e kaluar, ai fitoi dhe Kupën e Shqipërisë me bardhezinjtë ndërsa në këtë sezon deri në këto momente në Superiore pati realizuar 9 herë me fanellën e Laçit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency