Uefa u jep tifozave mundësine të zgjedhin sloganin

0
161

UEFANjë tjetër mundësi e tifozëve për të qenë pjesë aktive e përfaqësimit të skuadrave të tyre në Euro 2016. Një ndër detajet më interesante të vigjiljes së kompeticioneve madhore janë në fakt logot që zgjedhin skuadrat për autobuzët që do t’i shoqërojnë gjatë eventit. Pak fjalë që shprehin, një objektiv, një karakteristikë thelbësore apo shpirtin me te cilin i drejtohen kompeticionit  Përfaqësueset e ndryshme. Këtë herë UEFA iu ka dhënë mundësine fansave që të japin idetë e tyre në lidhje me logon e autobuzit të skuadrës të cilën mbështesin. Një mundësi e mrekullueshme kjo edhe për tifozët kuqezi që kanë shansin për të mbështetur edhe me gjetjet e tyre origjinale Kombëtaren Shqiptare që merr pjesë për herë të parë në një Europian këtë verë në Francë. Kështu mjafton të ideoni një slogan që mendoni se i përshtatet më së miri logos së Kombëtares Shqiptare në autobuzin e saj zyrtar në Francë 2016 dhe ta dërgoni në faqen zyrtare të UEFA-s deri ne datën 2 Mars që është dhe afati i fundit, me pas sloganet e ndryshme do të votohen nga vetë tifozët dhe ne fund idetë fituese do të stampohen në secilin prej 24 autobuzëve të skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016. Një mundësi e shkëlqyer për t”u bërë edhe ju pjesë e misionit kuqezi në Francë, në fund të fundit, jemi të gjithë kuqezi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency