City mund të fitojë Ligën e Kampionëve

0
182

download (4)Ish-mesfushori i Arsenalit, Patrick Vieira beson se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve nëse arrin të mbajë të shëndetshëm yjet e saj Aguero dhe Vincent Kompany. Francezi thotë se Joe Hart, Kompany, Aguero, Toure, e Silva do të mund të t’i sigurojnë titullin e parë në Ligën e Kampionëve skuadrës së Manuel Pellegrinit. Në takimin e radhës në këtë kompeticion City luan ndaj Dynamo Kievit më 24 shkurt. “Klubi ka punuar shumë që të sjell lojtarë të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve. Nëse lojtarët si Hart, Kompany, Toure, Silva e Aguero nuk lëndohen atëherë ata do të kenë një mundësi të madhe që të shpallen kampionë”, ka thënë Vieira, raporton Goal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency