Konsultimi i platformave/ Programi i PD: Ja cilat janë piketat e ekonominë, si parashikohet të ringrihen sektorët

0
133

pdPartia Demokratike ka vijuar me alternativat që kanë paraqitur departamentet, të cilat prioritet kanë patur punësimin, zhvillimin e bujqësisë dhe liberalizimit të tregut të energjisë

 

Prorgami i ri i demokratëve ka hyrë në fazën e konsultimit, e cila do të shënojë edhe hapin e rradhës së përballjes së platformës më me qytetarë. Ditën e djeshme u mblodhën  në selinë e PD-së  Departamentet e Energjisë dhe Burimet Natyrore , ai i Administratës Publike dhe Departamenti i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Peshkimit dhe Agroindustrisë, ku mbajtën debate dhe diskutime në prani të dhjetra ekspertëve. Departamenti i Shëndetësisë ishte i pari që diskutoi dhe u debatoi mbi politikat që do të sjellin zhvillimin e sektorit jetik. Gjithashtu të pranishëm në këto takime në selinë e Partisë Demokratike, përvec deputetëve, drejtuesve të partisë, kryetarit Lulzim Basha, kanë qënë dhe shumë specialistë dhe ekspertë të fushave. Duke prezantuar prioritetet në fushën e Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Suzana Guxholli tha se do ti jepet përparësi liberalizimit të tregut të energjisë dhe industrisë minerare, shtimit të burimeve alternative dhe reforma të tjera, të cilat do të prodhojnë dhe ulje të çmimeve dhe një treg konkurrent. Ndërkaq, një nga prioritetet e programit të Departamentit të Administratës Publike, sipas drejtueses Endira Bushati janë modernizimi, transparenca, emërimet e nëpunësve sipas ligjit dhe standarteve evropiane. Po ashtu prioritet i këtij Departamenti mbetet dhe ngritja e komunikimit dixhital me publikun dhe mes vetë institucioneve, gjë për të cilën e bëri me dije Bushati.

Bujqësia

Ndërsa në shpalosjen e orientimeve të programit të Departamentit të  Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Peshkimit dhe Agroindustrisë, drejtuesja Enkelejda Sallaku tha se reformat do të përqendrohen në një zhvillim të qëndrueshëm të agrobiznesit e bujqësisë. Më tej Enkelejda Sallaku vuri theksin tek  rritja e punësimit dhe të ardhurave të këtij stektori strategjik për ringritjen e Shqipërisë nga kriza aktuale prej qeverisjes së majtë. Platformat e departamenteve janë në fazën paraprake dhe po i nënshtrohen diskutimit dhe debateve me ekspertë e specialistë. Në muajin shkurt, programi i secilit prej 22 departamenteve do të kalojë në një diskutim të gjërë e të hapur në publik, dhe me grupet e interesit, për tu pasuruar edhe më tej me ide. Në mars, këto platforma do të jenë gati, të konsoliduara, ç’ka është oferta e Partisë Demokratike për shqiptarët, për ulje taksash, krijim të vendeve të punës, për zhvillim të insfrastrukturës e bujqësisë, për përmirësim të cilësisë së jetës, në arsim shëndetësi e kudo. Platformat e Partisë Demokratike kanë në qendër interesat e qytetarit, zhvillimin ekonomik, punësimin, mirëqënien e tij, lehtësimin e jetës, dhe stimulimin e rritjes dhe zhvillimit në çdo drejtim.

 

 

PD akuzon Ramën: Projekti i stadiumit, skemë korruptive për të pasuruar klientelën e tij

 

Zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar  përmes një deklarate për mediat nga selia blu, atë që e quajnë si një skemë e mirëfilltë korruptive mbi projektin e stadiumit “Arena Kombëtare”. Përgjegjës për të, demokratët bëjnë kryeministrin e vendit, Edi Rama, që – sipas tyre, – do të pasurojë miqtë dhe klientelën e tij. “Plani i Edi Ramës për rikonstruksionin e stadiumit ‘Qemal Stafa’ është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij. Rama kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi, e ta trajtojë atë si pronën e tij, duke shpërndarë hapësirat sipas interesave personale, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Për Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij”, tha Ina Zhupa. Me këtë rast, Partia Demokratike ka paralajmëruar sipërmarrësit e interesuar për pjesëmarrje në këtë projekt se, nuk e njohin atë dhe se me të ardhur në pushtet do ta anulojnë. “Është në riskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre, nëse hedhin parà në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike”, deklaroi Zhupa. Më tej, PD bëri të ditur se mbetet në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standardeve olimpike moderne, ku prioritet të ketë loja, sporti dhe spektatori, e jo klientela – siç thonë, – e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend.

 

 

 

 

Denoncimi i qytetarit:

Berisha:  Këtyre nuk ju mjafton hekurudha, shteti ka borxhe të mëdha ndaj tyre?!

Ish-kryeministri Berisha përmes një deklarate në rrjetet sociale, ka publikuar nje denoncim të një qytetari, i cili denoncon tre deputete të Kuvendit të Shqipërisë. “Qytetari dixhital denocon deputetet Valentina Leskaj, Olta Xhaçka dhe ish-deputeten Shegushe Ligori për padinë e tyre ndaj parlamentit. Mirë thotë populli “oreksi shtohet duke ngrënë”. Për më shumë keni të plotë mesazhin e tij” – ka shkruar Berisha.  “Çfarë Gjyqi po bëjnë në Gjykatën Administrive të Apelit këto deputete besoj për të mirën e shtersave sociale po e bëjnë?

Paditësi:Valentina Leskaj, Olta Xhacka, Shegushe Ligori
I padituri:Kuvendi i Shqipërisë
Objekti:Detyrimi i anës së paditur, Kuvendi i Shqipërisë të na paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga Legjislacioni per statusin e deputetit dhe që lidhen me ushrimin e funksionit për periudhen nga fillimi i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë Shtator 2009 deri në Maj 2010 për secilin prej paditësave si më poshtë: Shegushe Ligori shumën prej 1 508 503 lekë që përbën paga të papaguara për periudhën 07.09.2009 deri ne 31.05.2010 shpenzimet e telefonisë, pagesat për dietat brënda vendit dhe shpenzimet për transportin. Detyrimin e Kuvendit të ta paguajë për periudhen 07.09.2009 deri në 25,.02.2010 ne shumen prej 54162 leke kontributin per sigurimin suplementar ne shume prej 36.600 lekë si dhe tatimin mbi pagë në shumën prej 91.500 lekeë. Detyrimin e Kuvendit te Shqipërisë të paguajë per periudhën Shtator 2009-deri në shkurt 2010 të derdhë kontributin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për pjesen e punëdhënësit. Valentina Leskaj shumën prej 1 508 503 leke qe perben paga të papaguara për periudhën 07.09.2009 deri në 31.05.2010 shpenzimet e telefonisë, pagesat për dietat brënda vendit dhe shpenzimet per transportin. Detyrimin e Kuvendit të të paguaje për periudhën 07.09.2009 deri në 25.02.2010 në shumën prej 54162 lekë kontributin për sigurimin suplementar në shumë prej 36.600 lekë si dhe tatimin mbi pagë në shumën prej 91.500 lekë. Detyrimin e Kuvendit te Shqiperisë të paguajë për periudhën Shtator 2009-deri ne shkurt 2010 të derdhë kontributin.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency