Meta: Politikanët t’i bësh bashkë, t’i cosh në Sazan, të rrinë me gjarpërinjtë

0
172

ilir-meta-2Kryeparlamentari, Ilir Meta, ka përforcuar thirrjen për dialog politik për reformën në drejtësi, duke kërkuar që edhe mazhoranca të mos e shohë këtë reformë, si kartë elektorale.Kreu i LSI, ka lëshuar kritika edhe për sistemin aktual zgjedhor, duke hedhur idenë e rikthimit të listave të hapura, në mënyrë që çdo votë të jetë e përfaqësuar.

Pasi raporterët e Komisionit të Venecias ia lanë në dorë politikës shqiptare të hyjë në negociata për reformën në drejtësi, kreu i Kuvendit Ilir Meta forcon apelin për bashkëpunim politik për finalizmin e saj.

I ftuar në News 24, Kryeparlamentari nuk kurseu thirrjen edhe për maxhorancën, që ketë reformë të mos e shohë si kartë elektorale, por edhe ndaj opozitës që të jetë konstruktive.

Meta: “Reforma nuk duhet parë si mundësi për konflikte, pasi dialogu duhet jo vetëm për të mbyllur reformën, por na duhet edhe pas miratimit të saj.  Nuk do jetë e pamundur të mos çelen negocitatat, nëse ne nuk ruajmë dialogun politik. Besoj se të githë duhet të jemi më të përgjegjshëm në mënyrë që ne si maxhorancë të mos e shohim thjesht si një kartë elektorale reformën në drejtësi, ndërsa opozita për shkak të komoditetit që mund të ndiejë me këtë sistem dhe mosbesimit që mund të ketë për këtë reformë, sepse të gjitha këto dëmtojnë vendin”.

Meta këmbëngul se LSI do të përpiqet të realizojë reformën, ndërsa kjo reformë sipas tij duhet të shtojë llogaridhënien edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që duhet të testohen.

Kryeparlamentari, ka kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor, përmes rikthimit të listave të hapura.

Meta: “Vota e qytetarit nuk është e barabartë. Edhe rajonet janë me dallime të mëdha, shumë vota mbeten të papërfaqësuara dhe ky është një problem i madh. Duhet të kishim lista të hapura. Partitë kanë të drejtë të rendisin kandidatët, por qytetarët kanë të drejtë të japin preferencën e tyre brenda partisë. Qytetarët të mos jenë të detyruar të votojnë partinë, por të jenë të lirë të zgjedhin edhe brenda një force politike”.

Kreu  i LSI iu rikthye deklaratave kritike të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Luan Rama për kritikat e qeverisë ndaj FMN, duke thenë se nuk ishte një qëndrim zyrtar i LSI-së.

Meta: “Nuk ka qenë qëndrim zyrtar i LSI. FMN ka ca kërkesa të hidhura, si ilaçet që të jep doktori.Rritja e borxhit mund ta nxjerrë ekonominë jashtë sistemit dhe pasojat mund të jenë të mëdha.  Ne shqetësimet e FMN duhet t’i kemi parasysh, edhe mazhoranca edhe opozita”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency