7 vendet më të frikshme në botë

0
209

download (4)Ka disa vende në Botë që shquhen për frikën që na shkaktojnë. Shkaktojnë frikë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur apo për shkak të legjendave. Ju paraqesim shtatë vende të cilat konsiderohen si vende që ua fusin frikën në palcë për misterin që ato bartin.
Kështjella “Bran” Brasov, Rumani
Thuhet se autori i “Kont Drakula”, Bram Stoker e ka bazuar romanin me vampirë në personazhin e princ Vladit, i cili jetoi në kështjellë në shekullin e 15-të. Stoker është frymëzuar pikërisht nga rrëfenjat për dhunën e princ Vladit. Kështjella sherben akoma si një prej vendeve më të frikshme në botë.
Kulla e Londrës , Angli
Thuhet se fantazma e Anne Boleyn, bashkëshortja e ekzekutuar e mbretit Henri VIII, ecën në korridore duke mbajtur në duar kokën e saj të prerë dhe duke kërkuar bashkëshortin e saj jobesnik, i cili e ekzekutoi që të mund të martohej me një grua tjetër.

Katakombet Paris, Francë
Janë strehë e trupave të zhvarrosur në shekullin e 18-të nga varrezat e tejmbushura. Radhë të tëra kafkash dhe kockash gjenden në mure dhe disa vizitorë pretendojnë se kanë parë fantazma e dëgjuar pëshpërimat e të vdekurve të zhvendosur.
Zona 51 Nevada, SHBA
E vendosur në jug të Nevadës, Zona 51 është një zonë “top-secret” e qeverisë që shërben si vend për testime të ndryshme ajrore. Por njerezit që banojnë rreth e rrotull shprehen të kenë parë vazhdimisht ndër vite UFO. Kjo ka tërhequr shumë vizitorë nga e gjithë bota, të cilët shpresojnë të shohin ndonjë alien.
Lugina e fjetur Uorcester, Nju Jork, SHBA
Cdo tetor vizitorët mblidhen këtu për të parë një aktor që interpreton rolin e kalorësit pa kokë, sipas personazhit të romanit “Legjenda e luginës së fjetur”. Aty mblidhen shumë vizitorë, zakonisht ata që janë te pasionuar pas historive horror.

“Loch Ness” Invernes, Skoci
Shumë njerëz drejtohen në “Loch Ness”, një liqen me ujë të pastër në malet skoceze në kërkim të një krijese të pakapshme dhe me gungë në kurriz. Ajo konsiderohet si një prej krijesave më misterioze dhe legjenda e saj daton që në shekullin e VI-të.

Ferma “Monte Cristo” Uellsi i ri jugor, Australi
Kjo shtëpi e ndërtuar në fund të vitit 1800-të thuhet se banohet nga fantazmat e dhjetë njerëzve që kanë vdekur aty. Ato përfshijnë një vajzë të mitur të pronarit, një shërbëtore shtatzënë, të cilën e shtynë nga ballkoni dhe të një kopshtari që u vra nga një vizitor që po vinte në jetë filmin “Psycho”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency