Kosovë/ Opozita protestë në ditën e pavarësisë

0
164

visarKryetarët e partive të opozitës deklaruan sot se protesta e radhës do të mbahet në ditën e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në sheshin “Skënderbe”, kryetarët e opozitës ftuan qytetarët që të bashkohen në protestën gjithëpopullore për mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se “qeveria duhet ta kuptojë se qytetarët nuk kanë ndërmend ta tolerojnë faljen e tokave e as t’i pranojnë marrëveshjet e bëra në Bruksel”.
“Kjo qeveri ka afat deri më 17 shkurt të largohet nga marrëveshjet dhe pushteti i uzurpuar. Deri atëherë ka mundësi që qeveria të reflektojë, përndryshe në këtë shesh qytetarët do të protestojnë prapë. Nuk u bë shtet si e duan qytetarët, por si e duan pushtetarët”, tha Ymeri.
Kryetari Nismës, Fatmir Limaj , i ftoi qytetarët në mbrojtje të Republikës.Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se qytetarët do të bashkohen më 17 shkurt, duke u bazuar në numrin e masës në protestën e kaluar./

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency