‘Varrezat e Dëshmorëve, ditën e Çlirimit’ Veteranët ‘provokojnë’ me foton e Enver Hoxhës

0
160

 

Në homazhet e zhvilluara tek Varrezat e Dëshmorëve në ditën e Çlirimit, morën pjesë si çdo vit edhe veteranët e luftës dhe anëtarë të Partisë Komuniste.

Me parulla në duar dhe me fotot e Enver Hoxhës, ato nderuan ish-diktatorin komunist tek monumenti “Nënë Shqipëri”

“Lufta Clirimtare është ndër më të madhërishmet, një nga ato luftra për jetë a vdekje,” shprehej një anëtar i PK.

Më herët dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që këtë ditë ta përkujtojë sot, ashtu si maxhoranca.

Por pavarësisht këtij fakti, Kryemadhi dhe grupi i LSI zgjodhën një tjetër orë nga ajo e krerëve të shtetit, për të marrë pjesë në homazhe.

Pasi vendosi kurorë me lule në Varrezat e Dëshmorëve, Kryemadhi dha edhe një mesazh të qartë; nderimin dhe kujtimin e të gjithë djemve dhe vajzave që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here