Nishani niset për Mbretërinë e Bashkuar, do takohet me princin Charls të Uellsit

0
145

nishani1Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani është nisur në një vizitë dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kësaj vizite Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet zyrtarisht nga Lartmadhëria e Tij Princi Charles i Uellsit dhe do të jetë i Ftuari i Nderit në Banketin vjetor të Shoqërisë së Njerëzve të Lirë të Londrës.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Presidenti Nishani do të zhvillojë një mëngjes pune në Dhomën e Lordëve si dhe do të dekorojë personalitete të spikatura britanike me kontribute të vyera në promovimin e vlerave historike dhe kulturore shqiptare si dhe të çështjes shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency