Grabitja e Union Bank një vit më parë, arrestohen dy policë privat

0
170

 

uuZbulohet shumë e grabitur. Autorët morën 3 miliard lekë të grumbulluara në 4 thasë. Rojet private ishin shpallur në kërkim. Por policia nuk jep detaje nëse me këto arrestime ka gjetur autorët e vërtetë të grabitjes. Rojet private akuzohen për “ vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Alma Çuka

Policia e kryeqytetit lajmëroi gjatë ditës së djeshme se vuri në pramga dy persona me detyrë roje private pranë Union Bankë, e grabitur në mënyrë spektakolare në 13 shkurt të vitit të kaluar. Banka e grabnitur ndodhet pranë ish stacionit të trenit. Ndonëse ndaj dy rojeve gjykata ishte shprehur me vendim për masën e arrestit me burg, vetëm dje policia arriti të gjej vendëndodhjen e tyre dhe t’i vërë në pranga.  Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë Ilir Syla, 46 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, me detyrë ish-punonjës i policisë private dhe Dritan Duka, 25 vjeç, lindur në Përrenjas dhe banues në Tiranë, gjithashtu ish-punonjës i policisë private. Banka e nivelit të dytë u grabit më 13 shkurt të vitit të kaluar në mënyrë spekakolare. Prej saj u morën 3 milionë euro, ndërsa grabitësit u larguan me shpejtësi. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezultoi se policët privatë neglizhuan detyrën çka ngre dyshime se mund të kenë qenë të përfshirë . Policioa shprehet se  Ilir Syla  është shpallur në kërkim pasi më datë 19.06.2015, Prokuroria pranë Gjykatës Apelit Tiranë, ka dërguar urdhërin e datës 19.06.2015 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Apelit Tiranë, e cila ka vendosur lënien në fuqi të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet, 135,25 të K. Penal. E njëjta gjë thuhet edhe për të arrestuarin e dytë . Dritan Duka s ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, datë 07.07.2015, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën Penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën “, parashikuar nga neni 135-25 të K. Penal.

Si ndodhi ngjarja

Vjedhja e Union Bank shkurtin e vitit të kaluar ka qenë më spektakolarja. Grabitësit të maskuar dhe armatosur kishin mundur të futeshin deri në brendësi të garazhit, nga ku makina e blinduar ishte future për të marrë paratë. Ata shfrytëzuan momentin kur punonjësit e sigurisë private dolën me thasët me para për t’I sulmuar. Ishin katër thaës me para të cilët më vonë rezultuan se kishin në brendësi të tyre 3 miliard lekë. Nën kërcënimin e armëve grabitësit morën paratë dhe një nga mjetet e sigurisë dhe u larguan menjëherë.  Pak më vonë ishin kamerat e sigurisë ato që dhanë pamjet më të qarta të grabitësve. Kamerat e sigurisë të vendosura njëra tek tuneli ku ndodhej hyrja nga prapa e bankës dhe tjetra tek sheshi mes pallateve kanë filmuar sesi grabitësit kanë marrë 4 thasët me para në momentin kur do të bëhej transferimi i tyre tek makina e blinduar. Policia deklaroi një ditë më pas se ishin grabitur katër thaës me para dhe se ajo kishte ndaluar gjashtë punonjës të eskortës shoqëruese.  “Tre personat e maskuar e nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën “Union Bank”, duke marrë shumën e parave në 4 thasë dhe janë larguar me mjetin tip “Land Rover”, me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, “Euro Gjici”. Personat e maskuar dhe të armatosur kanë braktisur automjetin në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër.” thuhej në njoftimin e policisë. Por sor teksa është kryer një tjetër arrestim askush nuk thotë nëse vërtetë është zbardhura ngjarja. Nuk dihet nëse mes të arrestuarve janë autorët e vërtetë. Po kështu askush nuk e di se ku kanë përfunduar 3 miliard lekët e grabitura.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency