Skandal/ Sajmir Tahiri nuk është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS, ja çfarë po fsheh Rama

0
256

Kryeministri Edi Rama por edhe zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste kanë deklaruar se Sajmir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm që po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për lidhje me Habilajt në trafikun e drogës, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, por edhe nga funksionet e tjera në PS.

Në çdo deklarim publik, përfshi edhe këto në Takimin e Asociim-Stabilizimit mes BE dhe Shqipërisë, zyrtarët e PS-së deklarojnë distancimin nga Tahiri duke vënë theksin në largimin e Tahirit nga strukturat e PS-së, përfshi edhe grupin parlamentar.

Por nëse i referohesh faqes zyrtare të Kuvendit, përbërjes së grupeve parlamentare, sajmir Tahiri vijon të jetë pjesë e Grupit Parlamentar socialist. Ai ndodhet në të njëjtin pozicion sikundër ishte para deklaratave për përjashtim. Gjithashtu një tjetër pikëpyetje që ngrihet ka të bëjë me faktin se ish-ministri i Brendshëm nuk ndodhet as mes deputetëve të deklaruar jashtë grupeve parlamentare, ashtu sikundër janë sot Tom Doshi, Vangjel Dule, Nard Ndoka, Dashamir Shehi apo 3 ligjvënësit e PDIU-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here