Vajzat e “Hybrid Baby”: "Alienët na kanë vizituar dhe ne kemi kryer seks me ta"

0
147

 

vajzatAlienët jo vetëm që kanë vizituar Tokën, por edhe janë kryqëzuar me njerëzit. Këtë pretendon(?!) një grup femrash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto femra janë pjesë e komunitetit “Hybrid Baby” dhe deklarojnë se kanë lindur fëmijë të ngjizur nga një baba alien.

Dy prej tyre kanë vendosur të dalin hapur dhe në rrëfimin e dhënë për mediat përshkruajnë përvojën e tyre seksuale me jashtëtokësorët si “të paharrueshme”.

Bridget Nielson dhe Aluna Verse thonë se janë të paktën 13 fëmijë hibridë të ngjizur artificialisht ose përmes kontaktit seksual. Nielson nga Arizona dhe Verse nga Kalifornia besojnë se fëmijët e tyre me prind alien jetojnë në një anije gjigante hapësinore.

Vajzat këmbëngulin në vërtetësinë e rrëfimit të tyre duke u shprehur të gatshme që të marrin përsipër edhe kostot e këtij rrefimi.

“E kam të vështirë që të gjej një vend pune apo të krijoj një lidhje që prej rrëfimit tim, por e di që bëra gjënë e duhur. Njerëzit duhet ta dinë”, thotë Bridget.

Historinë e Bridget nuk e beson as vetë e ëma e saj, e cila i ka kërkuar që të mos e bëjë publike një pretendim të tillë.

Vajzat thonë se nuk janë në gjendje që të paraqesin prova, por shtojnë se alienët marrin vetëm femra “që dëshirojnë të rrëmbehen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency