Zhduket pakuptuar liqeni në Bolivi

0
104

liqeniPas Titicaca, liqeni Poopo, që gjendet në Oruro është më i madhi i Bolivisë. Ose më saktë: ishte.

Muajin e kaluar ai fshi zyrtarisht nga hartat gjeografike. U zhduk. Avulloi për të qënë të saktë.

Sot në vend të tij mbeten vetëm gjurmët e liqenit që ishte, barka peshkatarësh të braktisura apo fole zogjsh e kafshësh të ngordhur nga i nxehti dhe dielli përvëlues teksa më kot përpiqeshin të pinin ujë.

Por viktima të Pooposë, tashmë të zhdukur, nuk janë vetëm kafshët. Qindra, e ndoshta mijëra persona, janë detyruar të braktisin zonën dhe të transferohen në qytetet afër tij, në kërkim të një pune dhe një jete të re

Pak kanë mbetur si peshkatari Valerio Rojas. “Jam shumë i vjetër për tu larguar”, thotë ai me sy pothuajse të mbyllur, i verbuar nga dielli mes barkave të tij, tashmë të padobishme. Për të, vetëm shpresë: “Ndoshta liqeni do të kthehet. Mund të kthehet për një vit. Apo dy”, thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency