Janë dy ndër këngëtaret më të talentuara të momentit, por dhe dy ndër vajzat më të ndjekura në showbiz-in botëror.
Por Rita Ora dhe Selena Gomez, janë dy mikesha të mira me njëra-tjertën.
Këtë e vërteton dhe foto e postuar nga këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila në profilin e saj në Instagram ka ndarë një moment së bashku me këngëtaren e hitit “Love you like a love song”.
Në këtë selfie, që duket e realizuar gjatë një momenti feste, dy vajzat kanë pozuar të përqafuara, ndërkohë që Selena është ajo që puth me shumë ngrohtësi Ritën.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e fansave që i përkasin të dy këngëtareve. Të papërmbajtur në entuziazëm, ata janë shprehur të lumtur pafund nga kjo miqësi mes dy artisteve.