Nënkryetari i LRI ironizon duke publikuar videon: Ende duhet të lahemi me ‘bidona’ 5 litrorsh si miku në… 

0
102

Nenkryetar i LRI, Klevi Pojana ka postuar ne Facebook  nje video dhe shkrim ku ironizon faktin qe Tirana ka mbetur pa uje.

Postimi i plote:

Satira që bëhet për mungesën e ujit është të qeshësh se nuk të lënë të qash!

Tirana po kalon krizën më të rëndë të mungesës së furnizimit me ujë ? .
Panvarësisht se çmimi i ujit është rritur me pretendimin për të investuar në rrjet, premtimi për 24 orë ujë në ditë ka mbetur si kronikë që tregon ftyrën e vërtet të populistëve më regresiv të Shqipërisë ?.

Arkëtohen rreth 10 milion euro ? më shumë nga rritja e çmimit të ujit dhe tarifat e shtuara në faturën e përmuajshme të UKT, por Tirana dhe banorët e saj kanë 3 muaj që furnizohen me pikatore.

Një situatë epidemie ka pllakosur edhe në spitale ku me qindra qytetarë janë trajtuar pasi uji i autoboteve ose i rubinetit ka qënë i kontaminuar.

E për të mos mjaftuar asnjë nga këto, qeveritarucët vazhdojnë të patrazuar të tallen publikisht me qytetarët.

Ky skandal që do të kushtonte dorëheqje për çdo politikan të përgjegjshëm, duhet denoncuar me forcë.

Uji është një nga të drejtat themelore të njeriut, pasi uji është jetë.

Shqipëria është një nga vendet më të pasura me burime ujore në Europë por fatkeqësisht na duhet ende të lahemi me ‘bidona’ 5 litrorsh si ky miku ? në video!

https://www.facebook.com/pojanaklevi/videos/363159681239553/?t=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here