Novoselë, 3 persona të armatosur grabisin supermarketin

0
173

 

marketi“Erdhën 3 persona, njëri prej tyre me pistoletë…”

Kështu e nis rrëfimin e tij Irakli Nushi, pronari i një supermarketi në fshatin Fitore të Novoselës. Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 17.30 ai u grabit nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Për pak minuta ata kanë marrë vetëm 50 mijë lekë të reja dhe disa steka me cigare. Ndaj pronarit të biznesit nuk kanë ushtruar dhunë, përveç një goditjeje.

Policia tha se ka ngritur pika kontrolli në të dy anët e rrugës së vjetër të Novoselës dhe në autostradën kryesorem, dhe po punohet për kapjen e autorëve të grabitjes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency