Mignolet qëndron te Liverpool

0
136

mmmmmPortieri i Liverpoolit, Simon Mignolet, ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez. Kontrata e re e portierit belg skadon më 2021, por duke parë formën e tij jo stabile, vështirë që do të qëndrojë në Anfield në pesë vitet e ardhshme. “Jam shumë i lumtur në Liverpool dhe që do të jem pjesë e klubit për një të ardhme të gjatë. Jam i lumtur që kam vendosur të ardhmen në Liverpool”, ka thënë Mignolet për uebfaqen zyrtare të klubit. 27-vjeçari u transferua nga Sunderlandi në vitin 2013.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency