Guarin drejt kampionatit kinez

0
177

guarinFredy Guarin mund të largohet nga Interi drejt Jiangsu Suning, por agjenti i tij thotë se ende nuk ka asgjë.  Mesfushori i njohur është i lidhur me një kalim në klubin kinez, ku më parë ka nënshkruar edhe Luiz Adrianon nga Milani. Ka pasur raportime se zikaltërit dëshirojnë ta shesin kolumbianin për t’i bërë vend Roberto Sorianos nga Sampdoria. Megjithatë, Mediaset shkruan se Guarin heziton që të lëviz, por rroga prej 8 milionë eurosh në vit e ka lëkundur paksa. Agjenti i Guarinit ka mbërritur në Milano për bisedime dhe fjalët e para të tij ishin: “Do ta shohim më të mirën për Interin dhe Fredyn”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency