Arrestohet mjeku, ishte dënuar për mjekim të pakujdeshëm

0
148

mjekNjë 66 -vjeçar me detyrë ish-mjek është arrestuar nga blutë e Përmetit nën akuzën e mjekimit të pakujdesshëm. Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Faik Pashollari, banues në Përmet. Ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër në datë 17 korrik të 2014-ës, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit Nr. 23 , datë 10.04.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, e cila e ka dënuar me 1 (një) vit burg për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. E gjithë kjo pasi në 13 gusht të 2012 në spitalin e Përmetit 66-vjeçari ka qenë me detyrën “Mjek” është paraqitur e sëmur 7-vjeçarja E.B dhe si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e tij, gjatë dhënies së ndihmës së parë vogëlushja E .B ka ndërruar jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency