Ishte pak a shumë si një përrallë, por pa një fund të lumtur…

0
151

Bukëpjekësi francez, Michel Flamant, nga qyteti Dole, vendosi të pushojë nga puna një të pastrehë, të quajtur Jerome Aucant.

“E pushova,” tha ai. Aucant kishte fyer një gazetare në telefon, duke e quajtur lavire.

“Ai ishte i dehur si një derr dhe tymoste kanabis”.

Shumë njerëz në Francë dhe jashtë vendit janë prekur nga historia e dy burrave. Flamant kishte vendosur që t’i linte Aucant furrën e bukës me një çmim simbolik prej vetëm një euro, ose sa një bagetë.

Gjithçka në shenjë mirënjohje. Flamant, 62 vjeç, i jepte çdo mëngjes Aucant, një i pastrehë që qëndronte përpara dyqanit të tij, nga një kruasant dhe një kafe. Por një ditë në dhjetorin e shkuar, për shkak të një problemi në një prej furrave, ai u helmua me monoksid karboni, duke rrezikuar jetën.

Ishte Aucant që thirri autoambulancën. 12 ditë më vonë, Flamant doli nga spitali dhe i bëri atij një ofertë të veçantë: Do e fuste në zanatin e bukëpjekësit, duke ia lënë furrën për dy vite, derisa të gjente një pasues. Burri që jetonte në rrugë vendosi të rruhet, hoqi kaçurrelat dhe nisi punën.Gazetarët e mbushën me lavdërime bukëpjekësin Flamant për veprimin e tij.

Deri më tani!

Pas një sherri të fortë, Flamant e pushoi atë përpara se të nënshkruante kontratën për t’i lëshuar furrën.

Aucant ka fyer një gazetare në telefon, tha bukëpjekësi. “Kur e mbylli telefonin, i thashë se nuk i flitet ashtu një femre. Ai nisi të më fyente mua, unë i thashë të paketojë gjërat e tij”. Aucant i kërkoi falje, duke i thënë se presioni i medias ishte shumë i madh. “Por ky nuk është justifikim. Unë e kisha paralajmëruar,” tha Flamant. Vetë Aucant nuk e ka komentuar incidentin.

Ai thjesht u tha mediave se është larguar nga qyteti dhe kërkon të harrojë gjithçka ndodhi./Spiegel

furra-768x511

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here