Reforma në drejtësi/ Ambasadori Lu dhe Vlahutin takohen me Ramën

0
144

kryemVijojnë përpjekjet e ndërkombëtarëve në vendin tonë për realizimin dhe përmbylljen e Reformës në Drejtësi. Gjatë orëve të pasdites ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë vizituar selinë e kryeministrisë, ku diskutuan me kryeministrin Rama mbi këtë çështje.

Sipas burimeve dy diplomatët synojnë zhbllokimin e ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës për draftin e reformës. Ndërkohë më parë ambasadori Lu ka sqaruar edhe rolin e tij për Reformën në Drejtësi duke theksuar se angazhimi nuk është personal, por pjesë e axhendës së rekomanduar nga Shtëpia e Bardhë.  Ndërkohë, javën e kaluar ekspertët e mazhorancës e deklaruan të mbyllur draftin edhe pa opozitën, duke thënë se kishin miratuar vetëm një pjesë të rekomandimeve të tyre. Takimi u mbyll thuajse pas dy orësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency