Policia në alarm, zhduket një 12-vjeçare

0
154

korcePolicia e Korçës është vënë në kërkim të një 12-vjeçare, e cila rezulton e zhdukur nga shtëpia që prej ditës së djeshme. Anxhela D. kishte lënë shkollën disa muaj më parë dhe ishte martuar me një person nga Pogradeci, me të cilin më pas ishte ndarë.

Ndërkohë familjarët kanë thënë në polici se vajza e tyre vazhdimisht komunikonte përmes rrjeteve sociale me persona në moshë madhore.

Dyshohet se dikush prej tyre mund ta ketë mashtruar. Në lëvizje për këtë rast është vënë sektori i antitrafiqeve në policinë e Korçës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency