Padia e inspektorit të Bashkisë, vonohet ekspertiza e firmës

0
162

bashkiaInspektori i Policisë Bashkiake pak kohë më parë denoncoi në prokurori një shkelje të rëndë që sipas tij ishte kryer nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës. Gjoba e vendosur ndaj Partisë Demokratike nga Bashkia e Tiranës mbante firmën e tij. Por Karaja e ka kundërshtuar dhe kërkoi k ryerjen e ekepsrtizës. Tashmë që kanë kaluar të paktën një muaj ekspertiza ende nuk është kryer. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se shkak i kësaj vonese është mungesa e ekspertëve të policisë shkencore në këtë dikaster. Por zvarritja e ekspertizës mund të ndikojë edhe në afatin e hetimeve. Prokuroria brenda tre muajve duhet të mbyll hetimet dhe mosdorëzimi i provës kyçe rrezikon gjithçka. Në Laborator janë 250 vendime ekpertimi të papërfunduara. Një pjesë prej tyre janë që nga viti 2014. Përfundimi i ekzaminimit grafik në laborator do të provoj nëse pretendimet e inspektorit Karaj qëndrojnë. Pasi, në një dalje për media, Besmir Karaj ka pretenduar se shkrimi i tij është falsifikuar nga eprorët në Bashki. Për këtë kallëzim, është prononcuar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, erjon Veliaj, i cili ka këmbëngulur që nënshkrtimi është i inspektorit të bashkisë. Ai ka thënë se nëse rezulton që nënshkrimi nuk është i inspektorit, pëergjegjësia bie mbi atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency