Kalojmë Kenian dhe Ukrainën në luftë/ Tirana, e fundit nga Europa për cilësinë e jetës’/ Këlliçi: Meritë e Veliajt që lufton për 3 mandate

0
186

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka reaguar pas renditjes së Tiranës të fundit në Europë për cilësinë e jetës.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘kjo është renditja botërore nga Numbeo, ku shihet se Guatemala dhe Nairobi i Kenias qëndrojnë më lart, si dhe qyteti Dnipro në Ukrainën e shkatërruar nga lufta ka cilësi jete më të mirë se Tirana’.

Sipas Këlliçit, ‘meritë të padiskutueshme për këtë arritje ka Bashkia Tiranë dhe Veliaj që lufton për 3 mandate pushtet’.

Postimi i plotë:

Tirana, e fundit nga Europa për cilësinë e jetës.

Kjo është renditja botërore nga Numbeo, ku shihet se Guatemala dhe Nairobi i Kenias qëndrojnë më lart.

Qyteti Dnipro në Ukrainën e shkatërruar nga lufta ka cilësi jete më të mirë se Tirana.

Meritë të padiskutueshme për këtë arritje ka Bashkia Tiranë dhe Veliaj që lufton për 3 mandate pushtet.Edhe 4 muaj humbje kohe.

Më 14 maj #FitojmëTiranën!

 

1 / 1

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here