Deklaratat e tre pretendentëve para ceremonisë

0
134

 

messssiiiiiiLionel Messi, sulmuesi i Barcelonës, deklaroi se ka mësuar shumë në futboll që nga koha kur e fitoi për herë të parë këtë trofe. “Jam rritur mirë, kam mësuar shumë gjëra, që ndodhë në gjithçka në jetë dhe jo vetëm në futboll”, ka thënë Messi kur është pyetur për dallimin që ka ai nga hera e parë kur e fitoi këtë titull. Messi u bë futbollisti i parë në histori që e fiton këtë trofe për herë të pestë. Cristiano Ronaldo, i nominuar për futbollistin e vitit nga FIFA, thotë se përherë dëshiron të jetë më i miri dhe shpreson që të luajë edhe disa vjet futboll. Ai thotë se është në gjendje të mirë dhe vazhdimisht do të bëjë përpjekje për të fituar trofeun e çmuar “Topi i Artë”. “Puna, dedikimi dhe këtë dua ta bëj. Të luaj futboll. Jam në gjendje të luaj edhe disa vjet dhe përherë përpiqem të jem më i miri. Kjo më pëlqen”, ka thënë në fjalimin e tij Cristiano Ronaldo në hyrje të ceremonisë. Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është shprehur dje se është krenar që është pjesë e tre futbollistëve më të mirë të vitit. Ai në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Topi i Artë” ka thënë se është krenar që është në listë me Ronaldon dhe Messin dhe shpreson që kjo të mos jetë hera e fundit që është në skenën e më të mirëve. “Është ëndërr e bërë realitet të jem në këtë skenë, me Ronaldon e Messin. Është ëndërr. Shpresoj të jem këtu më shumë se vetëm një herë, me idhujt e mi”, ka thënë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency