Valencia mundet nga Sociedad

0
136

Valencia mundet nga Sociedad

valenciaValencia zhytet në një krizë të thellë rezultatesh. Pas barazimit 2-2 ndaj Realit të Madridit, skuadra e Neville bie në San Sebasian kundër Real Sociedad ku zhvilloi ndoshta një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit. Baskët përfituan nga momenti negativ i miqve duke e kaluar portën e Valencias gjatë pjesë së dytë për ta mbyllur 90 minutëshin me një fitore të pastër 2-0. Pjesa e parë u luajt disi më e ekuilibruar, por Real Sociedad e kërkoi më shumë golin në të dytën dhe e gjeti golin e avantazhit në minutën e 79 me autor Jonathas. Ishte i njëjti lojtar që dyfishoi 3 minuta më pas duke mbyllur përfundimisht llogaritë me skuadrën e Gary Neville që numëron ndeshjen e 8 rresht në kampionat pa fitore. Një humbje që e zbret Valencian në vendin e 10 me 23 pikë, 3 më shumë se baskët që largohen nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency