Kavajë/ Gjykata e Rrethit funksionon me vetëm një gjyqtar

0
173

 

 

gjykata-kavaje (1)Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë funksionon me vetëm një gjyqtar dhe një kryetare gjykate. Kjo situatë është kthyer në problem dhe për vetë komunitetin e avokatëve.

Avokati Kristaq Andoni tha se: “Janë mbi 100 mijë banorë që mbulohen nga kjo gjykatë, përfshirë dhe dy institucione të vuajtjes së dënimit dhe riedukimit, përkatësisht burgu i Rrogozhinës dhe ai i të miturve të Kavajës”.

Nga 7 gjyqtarë që kishte deri para disa vitesh, sot kjo gjykatë ka në organikë 4 gjyqtarë, por vetëm zyrtarisht, pasi “de facto” në gjykatë është vetëm kryetarja dhe një gjyqtar. Në këtë situatë, kur kostot e shumta rëndojnë mbi qytetarët, edhe për avokatët e Kavajës qëndrimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është i pakuptueshëm, ndaj ata apelojnë qe KLD dhe presidenti Nishani  të ndërhyjnë me urgjencë për zgjidhjen e situatës.

“Nuk fajësoj as gjykatën e as gjyqtarët, por i bëj thirrje KLD-së dhe Presidentit të Republikës që ta shikojnë me urgjencë këtë çështje. Të shtohet personeli i gjykatës”, shton Andoni.

Gjendja në Gjykatën e Kavajës është e paprecedentë, pasi nuk arrihet të formohet as treshja e gjyqtarëve për gjykimet me trup gjykues. Për të mbuluar këtë nevojë në Kavajë janë komanduar gjyqtarë të Durrësit, të cilët nga ana e tyre ankohen për mbingarkesë pune/TCh

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency