Europa në vend që të gëzohet alarmohet , ja arsyeja…

0
139

 

 

 

Vienna3Disa qytete europiane janë vënë në alarm, pas sinjaleve të shërbimeve sekrete se ISIS do të kryejë akte terroriste gjatë festave të fundvitit. Shefi i policisë së Vienës pranoi për gazetën italiane “La Stampa” se shërbimet inteligjente kanë njoftuar policitë e disa vendeve të Europës për rrezikun e sulmeve të ngjashme me ato të 13 nëntorit në Paris. Alarmi vjen një ditë pasi kalifi i vetëshpallur i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi lëshoi një mesazh në të cilin u kërkoi edhe qytetarëve në Arabinë Saudite që të ngrihen kundër drejtuesve të tyre në shenjë hakmarrje për vëllezërit e tyre në Siri, Irak e Jemen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency