Rama përballë gazetarëve/ Marrëdhënia jonë është dhe e mirë dhe e keqe sepse edhe unë dikur kam qenë si ju, jo gazetar shyqyr zotit..

0
25

 

 

rrSi një vit më parë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin me median, por këtë herë ndryshe nga 2014, Rama nuk është marrë me gazetarët apo me njerëzit e veçantë, por ka folur me pak ironi për punën e medias dhe publikimi i tyre.

“E para nuk presim ngushëllime sot kështu që dhe mund të qeshni. Si fillim doja tu kërkoja duartrokitje për Endri Fugën për tre arsye, e para se hoqi picirin duke kërkuar folësin, njëri thoshte nuk flas se më Shan Fatos Lubonja, tjetri nuk flas se se di kush është mbas meje, tjetri thoshte nuk flas se do i them të gjitha

Arsyeja e dytë meriton dhe kjo një duartrokitje se hoqi picirin se kush nuk donte të ulej me kë.

E treta sepse Fuga parashikoi se askush nga folësit nuk do të pritet me dashamirësi dhe nuk do duartrokitet edhe kjo ndodhi.

Në fund të fundit ne mbarojmë një tjetër vit së bashku, në të njëjtin vend me të njëjtin premtim, ku njësoj si më parë jemi mbledhur me të njëjtën arsye, mua më takon se si mikpritës tju ofroj të njëjtin respekt.

Kjo marrëdhënie është dhe e mirë dhe e keqe sepse edhe unë dikur kam qenë si ju, jo Gazetar shyqyr zotit, por shkrimtar”, tha Rama.

Vijon …