Statistika/ Emrat që përndjekin Mesin

0
152

 

 

meeDy emra që përndjekin pleshtin argjentinas për rekordet që ai ka thyer, edhe pse asgjë nuk është vërtetuar

 

Pa dyshim Mesi është një ndër lojtarët më të mirë të kohës sonë, por edhe të gjithë historisë së futbollit i ka dhënë shumë futbollit. 4 Topa të Artë e vërtetojnë talentin dhe madhështinë e këtij lojtari. Mirëpo rekordet e tij nuk kanë mbetur pa diskutuar pasi dy institucione të futbollit janë shprehur se argjentinasi nuk është rekordmeni i vetëm. Flamengo dhe Federata e Futbollit në Zambia morën tre vjet më parë një mision për të vërtetuar se Mesi nuk ishte rekordmeni i madh, pasi kishte pasur lojtarë të tjerë që kishin shënuar më shumë gola. Po tani që “Pleshti” ka thyer çdo rekord, duket pak e pamundur të diskutohet. Megjithëse këto dy institucione donin të provonin se Mesi nuk është lojtari i vetëm që ka mundur të shënojë mbi 85 gola në një vit kalendarik. Sipas tyre, Ziko dhe Çitalu kanë bërë më mirë…

Ziko dhe Çitalu. Për të parin do të keni dëgjuar, ndërkohë që për të dytin jo shumë. Ziko ka qenë një nga lojtarët më të mirë të viteve ’80 ndërsa Çitalu, që ka ndërruar jetë prej vitesh, konsiderohet si njëri prej bomberave më të mirë të kontinentit të zi gjatë viteve ‘70. Të dy këta personazhe kanë shumë pak të përbashkëta. Ziko vjen nga Brazili, vendi ku futbolli është kthyer në art. Ndërsa Çitalu ka lindur në Zambia, ku kjo lojë ka rënë pre e regjimeve, presioneve dhe informalitetit. E përbashkëta? Një Rekord që u thye nga Lionel Mesi. Nga Brazili dhe Zambia kanë dalë zëra që thonë se “pleshti” nga Argjentina nuk është i vetmi që ka thyer rekordin e Gerd Mylerit që në 1972 shënoi plot 85 gola.

 

I palodhshëm

E quanin “UCAR”, si marka e baterive më të mira të kohës, pasi fuqia nuk e linte asnjëherë. Ashtu siç vraponte edhe shënonte. Golat e tij si dhe kilometrat e bërë nëpër fusha nuk kishin fund. Godfrei Çitalu nuk është njëri prej atyre futbollistëve që ka mbetur në memorien e të gjithëve. Por në Zambian ai është një legjendë. I lindur më 1947, Çitalu do të dominonte futbollin afrikan për gati dhjetë vite (’70 – ’80) duke shënuar një numër të madh golash. Pasi shpërtheu tek Litue Junajtid, ku arriti të shënonte 81 gola në vitin 1968, Çitalu u transferua tek Kaube Uorriors. Edhe tek ky ekip ai “dogji” çdo rival: në 1972, pikërisht kur Gerd Myleri habiti botën me 85 golat e shënuar me fanellën e Bajernit dhe të Gjermanisë Perëndimore, UCAR-i -në kombëtare dhe katër kompeticionet e zhvilluara në Zambia (4! Është një numër i ekzagjeruar eventesh për një shtet) – do të shënonte një numër të madh rrjetash. Ky numër do të kishte tre shifra, 107. Pra më shumë se Leo Mesi që deri më tani ka 88. Shumë më shumë se sa Mesi.

 

Problemi

Por ka një problem. Atyre 107 golave i kanë humbur “gjurmët”. Edhe në arkivat e FIFA-s nuk ka asgjë që dëshmon për një sipërmarrje të tillë. Kështu lind pyetja. Cili është goleadori më i madh? Burimi i parë është i paarritshëm pasi për fatin e keq Çitalu nuk jeton më pasi humbi jetën në një aksident ajror në 1993. Pra duhet që ti besojmë arkivave dhe regjistrimeve historike, ato që vetë FIFA tregon se i ka humbur. Por në këtë pikë është treguar më e kujdesshme Federata e futbollit e Zambias që nëpërmjet faqeve të përditshmes “News Day”, bëri me dije se vuri në punë një grup njerëzish që do të tregojnë se Mesi përballë mitikut UCAR është vetëm një “plesht”. Si të mos mungonin mangësitë në muze edhe numri katër që tregon kompeticionet e zhvilluara në Zambia ka diçka që nuk shkon. Edhe sot të paktën në asnjë vend të Evropës nuk ka shtet që organizon katër evente. Tradicionalisht çdo shtet ka një kampionat dhe një kupë. Ndërkohë që sipas historisë në Zambia janë luajtur edhe dy kompeticione të tjera që vendosin në hije çdo rekord të vënë atje.

 

Komunikata

“Ky rekord ekziston, – tregon kjo federatë nëpërmjet një komunikate. – Ekziston për futbollin në Zambia, por që për fat të keq nuk njihet në nivel botëror. Bota bën mirë që mos pyes se cili është më i madh midis Mesit dhe Mylerit. Duhet të pyesë se përse rekordi i Çitalut është fshirë?” Me tej në komunikatë thuhej: “Kemi vënë në punë një skuadër që të kërkojë dhe të llogarisë të gjithë golat e bërë nga Çitalu në 1972-shin. Do të rishohim të gjithë ndeshjet që janë luajtur në atë vit dhe më pas do ti çojmë një letër edhe CAF-it (Konfederatës të futbollit afrikan) dhe FIFA-s. Vetëm kështu do të kuptojnë të vërtetën,se futbollisti që ka shënuar më shumë gola brenda një viti kalendarik nuk është as Myleri e as Mesi, por një afrikan. Godfrei Çitalu”.

 

Dënimi

Për vite me radhë, FIFA nuk i njihte statistikat e futbollistëve të kontinentit afrikan. Niveli i futbollit, i kushteve ku zhvilloheshin ndeshjet dhe mbi të gjitha i regjimeve që sundonin, bëri që organi drejtues të mos i merrte për bazë, duke lejuar njohjen e atyre kampionateve që plotësonin kushtet e parashtruara prej FIFA-s. Kjo i shkaktoi edhe Godfrei Çitalus mosnjohjen e rekordit të tij të golave.

 

Ziko

Ditën kur Mesi shënoi dy golat ndaj Kordobës (ndeshje e vlefshme për Kupën e Mbretit) duke dërguar kështu në 88 numrin e golave të shënuar brenda një viti kalendarik nga Brazili mbërriti lajmi se Flamengo do të lëvizë tërë “gurët” me qëllim që një ish lojtari i vet të futet në këtë listë speciale. Klubi brazilian mori përsipër një ankim te FIFA ku kërkonte nga ky nga ky organ që të njohë edhe Zikon si goleador. Sipas Flamengos, Ziko ka shënuar plot 89 gola në vitin 1979. 81 i ka bërë me fanellën e Flamengos, 7 me atë të përfaqësues braziliane dhe 1 në një miqësore të zhvilluar mes Argjentinës dhe pjesës tjetër të botës. “Gjithçka që po thuhet është gabim. Mesi nuk është lojtari që ka shënuar më shumë gola në një vit kalendarik. Për mua ky është një gabim i madh, javën që vjen do të paraqesim një ankesë pranë FIFA-s. Këto ishin fjalët e koordinatorit të departamentit të statistikave pranë skuadrës së Flamengos, Bruno Lucena. “Do të luftojmë që ky rekord i idhullit tonë të njihet –vazhdoi Lucena që nënvizoi se FIFA konsideron vetëm golat e shënuar në takimet zyrtare-. Nëse miqësoret vlejnë për rekordet e fitoreve atëherë golat që shënohen në to nuk duhet ti zhvlerësojmë. Midis 1978 dhe 1979 kemi luajtur më shumë se 50 ndeshje pa pësuar asnjë humbje. Ky është një fakt i regjistruar në Muzeun e futbollit të Sao Paolos. Prandaj them që edhe golat e shënuar prej Zikos duhet të merren në konsideratë”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency