Votohet ligji për lojërat e fatit, përplasja mes Braçes e Bodes për bixhozin dhe shitjen e ndeshjeve

0
129

 

 

brace-bode-300x233Kuvendi votoi dje me 68 vota pro dhe 22 kundër projektligjin për lojërat e fatit. Sipas këtij projektligji të gjitha kazinotë do të zhvendosen drejt zonave turistike, gjithashtu do të ndalohet ushtrimi i këtyre aktiviteteve pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve të arsimit të lartë. Ndërkohë para procesit të votimit nuk mungoi debati mes demokratit Ridvan Bode dhe socialistit Erjon Braçe. Meta i dha fjalën deputetit të PS-së duke thënë se ka të drejtë të sqarojë votën kundër amendamenteve, kur në fakt socialisti sqaroi se vota e tij ishte abstenim. Braçe deklaroi se vetë Bode kërkoi që ligji të miratohej në parlament dhe të mos i lihej qeverisë për të shmangur klientelizmin. Ndërkaq Bode u shpreh se ai ka denoncuar nenet e ligjit që lënë hapësira për krijimin e monopoleve në lojërat e fatit. Ai shtoi se grupi i PS-së ka bërë ndryshime për frenimin e këtij fenomeni. “Propozohet 500 mijë dollarë për licensën e resorteve kazino. Një kazino në qendër të Tiranës paguan 10 milion dollarë”. Menjëherë reagoi deputeti Braçe, i cili tha se nuk lidhje me kazinotë, ndërsa “kërcënoi’ se mund të tregonte me emra se kush deputet demokrat luan në këto kazino. “mirëpres nga zotëri çdo lloj fyerje apo sharja po ky që të më bëjë mua klientë të lojërave të fatit është içik tepër. Ai edhe vetë në komision e pa që unë nuk marr vesh fare nga ajo punë. Apo e di që nga ajo zona e tij ka njerëz që i luan në lojërat e fatit aq mirë sa nuk ka ku të shkojë. Në qoftë se do unë mund të filloj edhe me emra, madje që merren edhe me menaxhim ndeshjesh”, – u shpreh Braçe.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency