Panariti në Lushnjë/Mbështetje projekteve standarde të prodhimit bujqësor dhe mbyllje për të gjitha thertoret e palicencuara

0
100

 

 

Panariti-1-370x282Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, vizitoi dje serat me ngrohje në Lushnjë, ku u njoh më nga afër me prodhimin në këto sera dhe vlerësoi rezultatet e arritura. Gjatë vizitës, Panariti u njoh nga afër me prodhimet dhe teknikat që përdorin fermerët e zonës në prodhimin bujqësor si dhe me interesin që kanë ata për të implementuar teknologjitë izraelite, si lider në prodhimet e sera. “Këto janë sera me teknologji të lartë, sipas modelit izraelit, që prodhojnë produkte bujqësore cilësore dhe me standarde, që gjenerojnë të ardhura dhe vende pune”, – u shpreh ministri Panariti. Gjithashtu ministri Panariti theksoi se, prodhimi bujqësor në sera mund ta kthejë Shqipërinë, të arrijë të jetë një faktor i rëndësishëm në prodhimin e perimeve por dhe eksportet në tregjet evropiane, duke premtuar se do garantohen farat dhe fidanë me cilësi të lartë për të pasur produkte bujqësore te standardizuara Vetëm në Lushnjë, theksoi ai, sipërfaqja e serave është shtuar këtë vit me 7% duke arritur 473 ha në total, ndërsa modelin e prodhimit në sera synojmë ta zgjerojmë në mbarë vendin. Fermeri Avdurramani, është përfitues i skemës së mbështetjes nga AZHBR në masë 60% të investimit prej 100000 euro. Ndërsa ka më se dy vjet që Ambasada Izraelite në Tiranë dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, kanë bërë përpjekje për të orientuar investimet në sektorin bujqësor që është një sektor primar për vendin tonë. Ambasada e Izraelit prej vitesh asiston me specialistë dhe mbështetje realizimin e investimeve në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Duke vlerësuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e vendit, dhe teknologjinë moderne izraelite në këtë sektor, Ministria e Bujqësisë po mbështet bashkëpunimin me asistencë teknike izraelite në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Serat po tërheqin vëmendjen kryesore të investitorëve. Investime të huaja apo vendase janë orientuar drejt perimeve të freskëta dhe statistikat tregojnë se sektori i perimeve ka një rritje të vrullshme. Eksportet e perimeve të prodhuara në sera veçanërisht në ato me ngrohje (duke shfrytëzuar sezonalitetin) kanë pësuar rritje të madhe nga viti në vit me anë të të cilave shfrytëzohet në mënyrë optimale avantazhi krahasues (hershmëria) që ka vendi ynë në prodhimin e perimeve në këto mjedise. Teknologjia moderne në sera ofron mundësi për mbjellje gjithë vitin dhe zgjatjen e sezonit në rritje, duke i siguruar kushte optimale nga ekstremeve të pashpjegueshme të moti.

 

Panariti: Do të mbyllim të gjitha thertoret e palicencuara

 

Ministri Panariti, gjatë vizitës së tij në qendrat e prodhimit bujqësor në qytetin e Lushnjes, që konsiderohet edhe si zona më potenciale bujqësore e vendit, u ndal dhe vizitoi edhe një thertore. “Në këtë thertore të financuar nga AZHBR dhe BE kryet cikli i mbyllur nga thertorja në tavolinë”, – vlerësoi ministri ndërsa theksoi: “Do të mbyllim të gjithat thertore të pa licencuara për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatoreve”. Investimi total i kësaj qendre arrin në 1 milion euro, me kapacitet 50 gjedhë/orë. “Mbështetja e projekte ambicioze, që krijojnë një treg modern të tregtisë së gjësë së gjallë në ketë zonë është synimi ynë”, – tha ministri Panariti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency