Fëmijët dhe Covid-19

0
110

Nga Paul Ramchandani

Ndikimi i drejtpërdrejtë i covid-19 tek fëmijët duket më pak i rëndë sesa tek të rriturit. Por pasojat indirekte dhe ato të fshehura do të kenë efekt të qëndrueshëm. Zgjedhjet që ne bëjmë tani mund të largojnë disa nga këto ndikime negative. Në shumicën e botës, shkollat janë të mbyllura dhe familjet janë të kufizuara kryesisht në shtëpitë e tyre. Pasiguria dhe ankthi që e shoqëron janë një shqetësim i vërtetë, me ndërprerjen në edukimin e fëmijëve  dhe mundësinë e eksplorimit dhe të lajrave bashkë me shokët. Këto ndërprerje nuk do të hiqen me të drejtë edhe për javët në vazhdim.

Koronavirusi ka, dhe do të vazhdojë të ketë, efekte të qarta në edukimin e fëmijëve, jetën shoqërore dhe shëndetin fizik dhe mendor të tyre. Për fëmijët në fazat kryesore të zhvillimit, siç janë më të rinjtë dhe ata në adoleshencë, shkëputja për shumë muaj do të ketë një ndikim më të madh në zhvillimin shoqëror. Këto efekte do të jenë shkatërruese dhe të qëndrueshme. Megjithëse janë të fshehur nga pamja jonë, ne mund të veprojmë tani për t’i trajtuar ato. Ka shumë shembuj, por këtu po rendis tre prej tyre:

Së pari, fëmijët shumë më të vegjël (përfshirë ata që nuk kanë lindur) janë potencialisht më të rrezikuarit ndaj stresit familjar dhe ankthit. Efektet mbi to mund të mos jenë të dukshme, por ekzistojnë një gamë e gjerë hulumtimesh që tregon se depresioni dhe ankthi tek secili prind shkakton një rrezik më të madh të problemeve të shëndetit mendor te fëmijët. Kjo duhet patur parasyshë, kështu që ndërhyrja dhe mbështetja që tani, me terapitë psikologjike për prindërit, do të ishte transformuese për shumë familje.

Së dyti, mbyllja në shtëpi duket se çon në një rritje të dhunës në familje. Fëmijët që përjetojnë ose dëshmojnë dhunë në shtëpi, kanë një rrezik shumë më të madh të vështirësive psikologjike në jetën e tyre. Shumë autoritete lokale dhe stafe shkollash po bëjnë një punë të mahnitshme për të mbështetur fëmijët dhe familjet e dëmtuara nga pandemia, por ndërsa shkollat dhe stafet shëndetësore janë në kushte të kufizuara, më shumë fëmijë në këtë situatë do të kalojnë të padëgjuar dhe pa u vënë re.

E treta, dhe ndoshta më e madhja për sa i përket shëndetit dhe mundësive të ardhshme të fëmijëve, është ndikimi i krizës ekonomike. Në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadës së kaluar, barra e problemeve ekonomike u pasqyrua gjerësisht në një ngecje të jetëgjatësisë. Politikat e miratuara për të trajtuar recesionin kanë ndikimin më të madh në familjet nga komunitetet më të varfra, ku 30 përqind e fëmijëve jetojnë në varfëri dhe ku ka një rritje të madhe të numrit të familjeve që përdorin ushqimin social. Goditja e ekonomisë kësaj radhe mund të jetë më e madhe. Fëmijët do ta pësojnë më shumë edhe këtë herë.

Kriza e koronavirusit tashmë po prek jetën e fëmijëve. Por më shqetësuese janë ato mënyra të fshehura me të cilat ata do të preken në muajt dhe vitet në vazhdim. Ne mund t’i lehtësojmë këto efekte nëse bëjmë zgjedhjet e duhura që sot. Një krizë është një kohë e pasigurisë dhe ankthit të madh, por është gjithashtu një kohë për mundësi të reja. Është koha për të planifikuar të ardhmen që duam. /New Scientist

Autori është profesor në Universitetin e Kembrixhit.

/Përktheu: Mapo.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here