Gjykata e Lartë çon në Kushtetuese dosjen Doshi-Frroku-Bami

0
104

 

 

BAMI NE GJYKATEN E LARTE - Durim Bami, duke dale i shoqeruar nga forca te policise ne Gjykaten e Larte, ku eshte vendosur masa e sigurise "Arrest me Burg" per kallzim te rreme ne lidhje me ceshtjen "Doshi"./r/n/r/nBAMI IN SUPREME COURT - Durim Bami, escorted by police forces in the Supreme Court, where is confirmed the security measure "prison arrest".

Gjykata e Lartë ka dërguar në Kushtetuese dosjen e atentatit të supozuar ndaj deputetit Tom Doshi, ku të përfshirë janë edhe ish-deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami.

Sot të pranishëm në Gjykatë ishin Doshi dhe Frroku, ku i fundit me pranga në duar i shoqëruar nga policia. Çështja do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Deputeti Doshi pas daljes nga Gjykata e Lartë nuk pranoi të bënte asnjë deklaratë, kurse Frroku iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për hetimin pasuror të nisur ndaj tij: “Pasurinë time e kam bërë me djersë dhe me mund. I kam paguar shtetit 6 milionë dollarë taksa”.

Në kushtet kur Frroku nuk është më deputet, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit që ish-deputeti dhe Durim Bami të gjykohen në Gjykatën e Tiranës, dhe jo në të lartën në të njëjtën çështje bashkë me Doshin i cili gëzon mandatin e deputetit.

Prokuroria kërkoi që gjykimi të vazhdojë normalisht dhe të mos ketë pezullim të tij, por Kolegji Penal ja kalon kushtetueses, çka do të thotë se do të duhen disa muaj të merret vndim. Për dy-tre muaj kjo kërkesë do të qëndrojë në sirtarët e Kushettuese, për të pritur shortin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency